LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Më të mirët e javës së 28-të

Serie A: Më të mirët e javës së 28-të

Gjatë javës së 28 në Serie A, Interi e ka mposhtur Fiorentinën në ndeshjen kryesore të kësaj jave për të mbajtur diferencën prej shtatë pikësh ndaj Juventusit. Zonja e Vjetër ka shënuar fitore të lartë kundër Bolognas, ndërsa Milani e ka dërrmuar Sienan. Derisa Fiorentina është mposhtur dhe Roma ka barazuar në fushë të Sampdorias, nga kjo ka përfituar Genoa, e cila pas fitores kundër Cagliarit, është vendosur në vendin e katërt me dy pikë më tepër se Viola dhe Giallorossët.

Formacioni më i mirë i javës së 28-të në Serie A (3-4-3):

Portier: Rubinho (Genoa)

Mbrojtës: Nicolas Frey (Chievo), Christian Panucci (Roma), Walter Samuel (Inter)


Mesfushorë: Ruben Olivera (Genoa), Tiberio Guarente (Atalanta), Andrea Pirlo (Milan), Sebastian Giovinco (Juventus)

Sulmues: Antonio Cassano (Sampdoria), Filippo Inzaghi (Milan), Alexandre Pato (Milan)