LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së 24 në Bundesligë

Formacioni i javës së 24 në Bundesligë

Lideri i tabelës në Bundesligë, Hertha Berlin, ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin kundër Bayer Leverkusenit, për ta mbajtur diferencën prej katër pikësh me vendin e dytë, që tash e mban Bayern Munichu pas fitores si mysafir i Bochumit. Fitore kanë shënuar edhe Wolfsburgu dhe Hamburgu, kundër Schalkes, respektivisht Cottbusit, për të qëndruar në pozitat tre dhe katër, me pikë të barabarta me Bayernin. Ndërkohë hapin e ka humbur skuadra e cila për një kohë të gjatë qëndroi në pozitën e parë, Hoffenheim, duke barazuar si mysafir i Frankfurtit.

Njëmbëdhjetë më të mirët e javës së 24 në Bundesliga (4-4-2):

Potier: Dennis Eilhoff (Arminia Bielefeld)

Mbrojtës: Arne Friedrich (Hertha Berlin), Roel Brouwers (Bor. M’Gladbach), Andrea Barzagli (Wolfsburg), Philipp Lahm (Bayern Munich)


Mesfushorë: Florian Kringe (Borussia Dortmund), Michael Bradley (Bor. M’Gladbach), Diego (Werder Bremen), Ze Roberto (Bayern Munich)

Sulmues: Grafite (Wolfsburg), Alexander Frei (Borussia Dortmund)