LAJMI I FUNDIT:

Cilin sulmues duhet ta blejë Interi

Cilin sulmues duhet ta blejë Interi

Interi është duke kërkuar një sulmues klasi, i cili do të luante në sulm krahas Zlatan Ibrahimovici. Kush mendoni se do të ishte qendërsulmuesi më i përshtatshëm?

Zikaltrit kryesojnë në Serie A me gjashtë pikë diferencë ndaj Juventusit që gjendet në pozitën e dytë, mirëpo trajneri Jose Mourinho nuk është i kënaqur me formacionin tij.

Me blerjen e Ricardo Quaresmas dhe Amantino Mancinit, ‘I Veçanti’ dëshironte ta plotësoje formacionin e tij 4-3-3, mirëpo këto dy transferë dolën të dështuar, kështu që ish-trajneri i Chelseat ka vendosur që ta ndërrojë formacionin në 4-4-2.

Portugezi nuk i beson Adrianos, duke pasur parasysh problemet që ka pasur kohëve të fundit, po ashtu Mario Balotelli dhe Hernan Crespo nuk janë në formën e duhur për të qenë në formacionin bazë, dhe sipas të gjitha gjasave këta tre lojtarë do të largohen nga Interi.


Julio Cruz është lojtar, i cili mund ta zëvendësojë njërin prej sulmuesve, por nuk është në rangun e Ibrahimovicit për të qenë partner i tij në sulm. Prandaj Nerazzurët janë duke kërkuar një sulmues, i cili mund të luajë bashkë me Ibrën për të krijuar një sulm të frikshëm.

Më poshtë është lista e lojtarëve të cilët janë në shënjestër të Interit. Cili do të ishte më i përshtatshmi për sulmin zikaltër:

Diego Milito (Genoa)
Didier Drogba (Chelsea)
Robert Acquafresca (Cagliari)
Michael Owen (Newcastle)
Samuel Eto’o (Barcelona)
Carlos Tevez (Manchester United)
Nicklas Bendtner (Arsenal)
Jo (Manchester City)