Të shtunën në orën 20:30 në Stadio Olimpico të Torinos zhvillohet ndeshja më e mirë e javës së dhjetë në Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Romës.
Tre fitore radhazi të Zonjës së Vjetër (duke përfshirë edhe fitoren në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit) tregojnë një pozitivitet në rikthimin e formës së të zgjedhurve të Ranierit, edhe pse ky i fundit ka komentuar se kriza ende nuk ka marrë fund dhe se fitorja kundër Giallorosëve do të tregonte se Juve ka lënë pas vetes serinë e ndeshjeve të dobëta.
Me fitoret kundër Torinos dhe Bolognas, bardhezinjtë tashmë janë vetëm pesë pikë më poshtë se kryesuesi i tabelës, Napoli, ndërsa kanë vetëm tre pikë më pak se rivalët Inter.
Përveç formës së mirë që ka shfaqur Juve në tri ndeshjet e fundit, Bianconerët do ta kenë edhe përparësinë e ‘historisë’, pasi që ata nuk kanë humbur në shtëpi nga Roma që nga sezoni 2000/2001, kur ish-sulmuesi i Romës, Gabriel Batistuta, ishte heroi i Giallorosëve në Stadio Delle Alpi, në fitoren e kryeqytetasve prej 2-0.
Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave kur Juventusi ka luajtur si vendas, ka përfunduar me rezultat 1-0, pas atij goli të bukur të ikonës Alessandro Del Piero nga gjuajtja e lirë.
Pinturrichio është në formë të mirë dhe ka pushuar në ndeshjen kundër Bolognas, prandaj pritet që ai të jetë në listën e golashënuesve kur do të luajë bashkë me Amaurin në sulm. Një lajm i mirë për Juven është edhe rikthimi i Mauro Camoranesit, i cili mund të fillojë nga minuta e parë nëse rikuperohet plotësisht.
Sa i përket skuadrës së Romës, gjithçka shkon keq. Humbja e fundit 3-1 kundër Udineses ka qenë vetëm se një dështim i radhës për romakët të cilët nuk kanë mundur ta fillojnë më keq këtë sezon. Pas shtyrjes së ndeshjes kundër Sampdorias, ata tashmë gjenden në pozitën e 16-të me shtatë pikë, vetëm dy pikë më tepër se skuadra e fundit, Reggina.
Nëse skuadra e Spallettit nxjerr një rezultat pozitiv nga ky takim shumë i rëndësishëm, ndoshta ky do të ishte një rikthim drejt rezultateve pozitive të Ujkonjës Romake.
Giallorosët në këtë moment kanë nevojë për cilëndo mundësi që mund të jepet, ndërsa një goditje e madhe për ta është mungesa e ‘hajmalisë’ Francesco Totti, i cili nuk ka udhëtuar aspak në Torino për shkak të lëndimit i cili e ka lodhur kohëve të fundit.
Në mungesë të Tottit, Spalleti do të mundohet të gjejë zgjidhjen më të mirë në sulm, ndërsa mësohet se braziliani Julio Baptista do të jetë i gatshëm të inkuadrohet në ndonjërën pjesë të takimit të nesërm.
Spalleti ka njoftuar se ka udhëtuar në Torinio për fitore, mirëpo si do ta arrijë këtë përballë një Juventusi të rikthyer në forme mbetet të shihet në takimin e të shtunës. Gjithçka më pak se fitore në takimin e nesërm do ta shihte të përfunduar ëndrrën e verdhekuqve për Scudetto.
Pesë ndeshjet e fundit të dy skuadrave
Juventus
Bologna 1-2 Juventus (Serie A)- 29 tetor
Juventus 1-0 Torino (Serie A)- 25 tetor
Juventus 2-1 Real Madrid (LK)- 21 tetor
Napoli 2-1 Juventus (Serie A)- 18 tetor
Juventus 1-2 Palermo (Serie A)- 05 tetor
Roma
Udinese 3-1 Roma (Serie A)- 26 tetor
Chelsea 1-0 Roma (LK)- 22 tetor
Roma 0-4 Inter (Serie A)- 19 tetor
Siena 1-0 Roma (Serie A)- 05 tetor
Bordeaux 1-3 Roma (CL)- 01 tetor
Të rejat e Juventusit përfshijnë rikuperimin e plotë të Mauro Camoranesit, rikthimin e Alessandro Del Pieros nga pushimi, derisa Nicola Legrottaglie, Zdnek Grygera dhe Cristiano Zanetti janë kthyer nga lëndimi. Ranieri nuk mund të llogarisë në shërbimet e Gianluigi Buffon, Hasan Salihamidzic, Jorge Andrade, David Trezeguet dhe Cristian Poulsen.
Skuadra e mundshme startuese e Juves (4-4-2): Manninger, Grygera, Chiellini, Legrottaglie, Molinaro, Camoranesi, Sissoko, Marhionni, Nedved, Del Piero, Amauri.
Të rejat e Romës, fillimisht lajmet e këqija, mungesa e Francesco Tottit, po ashtu në dyshim është edhe Alberto Aquilani, ndërkohë që lajm i mirë është rikthimi i Julio Baptistas.
Skuadra e mundshme startuese e Romës (4-2-3-1): Doni, Panucci, Mexes, Juan, Tonetto, De Rossi, Pizzaro, Taddei, Menez, Perrotta, Vucinic.
Parashikimi
Edhe pse në shikim të parë i jepet përparësi Juventusit, mirëpo nevoja e domosdoshme për një rikthim te rezultatet pozitive të skuadrës romake ka bërë që ekspertët të konsiderojnë se ky takim do të përfundojë me rezultat të barabartë, 1-1.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë