LAJMI I FUNDIT:

Federata e skijimit shpall më të mirët

Federata e skijimit shpall më të mirët

Federata e Skijimit të Kosovës nesër (e premte) në Hotelin “Grand” në Prishtinë me fillim prej orës 11:00 do të shpallë laueratët e vitit 2011 nga kjo degë e sportit.

Në këtë manifestim Federata e Skijimit do të shpallë skitarin më të mirë, skitaren më të mirë, trajnerin më të mirë, gjyqtarin më të mirë, klubin më të mirë dhe punëtorin më të mirë sportiv.

Ky vit ishte shumë i suksesshëm për këtë Federatë, pasi ajo u pranua me të drejta të plotë në Federatën ndërkombëtare të skitarisë, FIS. Me shpalljen e më të mirëve Federata e Skitarisë së Kosovës do të përmbyllë aktivitetet për vitin 2011. /Telegrafi/