LAJMI I FUNDIT:

Federata e Notit të Kosovës shpalli më të mirët

Federata e Notit të Kosovës shpalli më të mirët

Me manifestimin qendror të shpalljës së më të mirëve nga ky sport, Federata e Notit të Kosovës përmbylli aktivitetet e saja për vitin 2011 .

Më e mira ndër shpresa ishte Flaka Pruthi nga klubi i notit ,,Scan Color”.

Në kategorinë e fatoseve e para doli Melisa Zhdrella notuese e klubit të notit ,,Scan Color”.

Në konkurrencën e meshkujëve më i dalluari në kategorinë e shpresave ishte Ardit Devaja nga klubi i notit ,,Prishtina”.


Epiteti i më të mirit në kategorinë e pionerëve i takoi Albrim Shurdhaj nga klubi i notit ,,BESA”.

Notarja e vitit 2011 mdër senioret ishte Rita Zeqiri nga klubi i notit ”STEP” Prishtinë, ndërsa ndër seniorët më i miri i vitit 2011 ishte Lum Zhavelli nga klubi i notit ”STEP” Prishtinë.

Gjyqatari më i miri i këtij viti u shpall Besim Gashi.

Punëtori sportiv më i dalluar për këtë vit ishte Hasim Rushiti.

Klubi më i sukseshem i vitit 2011 u shpall klubi i notit ,,STEP” Prishtina.

Epiteti i trajnerit te vitit i takon Astrit Halitit. /Telegrafi/