Barazimi kundër Suedisë së konsideruar si një nga pretendentët për vendin e parë në Grupin 1 të eliminatorëve, ka lënë një vello kënaqësi te kombëtarja shqiptare.
Për më tepër, ai ka lënë pas edhe një moral të lartë të kuqezinjve, një gjë e domosdoshme dhe i bën vetëm se mirë futbollit.
Malta
Por kohë për festë nuk ka, pasi distanca për takimin e radhës është e shkurtër. Në derë ka mbërritur Malta dhe Shqipërinë e pret një objekti i vetëm: fitorja.
Toleranca këtu nuk ka aspak vend. Bëhet fjalë për një jo i nivelit të Suedisë, por nënvlerësimi mund të shembë gjithçka të ndritur deri tani. Skuadra e trajnerin Dusan Fitzel nuk duket se i trembet përballjes me ne, edhe pse do të ketë mungesën e mbrojtësit Ian Azopardi, për motive familjare.
Kapiteni Gilbert Agius ka deklaruar: “Do të luajmë, ashtu siç dimë. Vetëm kështu ne mund të arrijmë rezultate. Duhet të kujdesemi vetëm për veten tonë”.
Kundër Portugalisë, maltezët demonstruar një lojë të dobët, duke mos u bërë për asnjë moment problem për “brazilianët” e Evropës. Pësuan një humbje të thellë 0-4 në shtëpi.
Megjithatë nuk duhet paragjykuar nga kjo. Ambiciet e Maltës nuk janë të mëdha, por një nga objektivat e saj është të lërë pas në renditjen e grupit njërin nga kundërshtarët e grupit. Dhe shpresat më të mëdha të tyre janë të përfitojnë diçka në përballjen ndaj nesh.
Tri pikët
Ndërsa ne, nëse kemi objektiv të përmirësojmë veten tonë në krahasim me të kaluarën, është më shumë se detyrim që t’i shfrytëzojmë në maksimum ndeshje të tilla.
Edhe pse duhet të ruhen nga euforia dhe vetë kuqezinjtë e dinë mirë një gjë të tillë. Të gjithë në kor e kanë bërë të njohur se synimin e vetëm të kësaj ndeshjeje dhe ka një seriozitet në vlerësimin e kësaj ndeshjeje.
Mes fjalëve të tyre shikohet dëshira për ta mbajtur lart entuziazmin e post-Suedisë. Duke filluar që nga trajneri Arie Haan, i cili vendin që gjeti në zemrën e shqiptarëve pas Suedisë duhet ta mbajë gjithmonë, vetëm duke e merituar.
“Për ne festa mbaron këtu, pasi festa e madhe është Malta, tha tekniku holandez. Po ju them që do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë.
Do të jetë një takim tjetër për nga natyra se si do ta interpretojmë lojën. Mund të ndryshojmë edhe në formacionin titullar”. Por Haan nuk është i vetëm. Si ai mendojnë edhe protagonistët kryesorë, që duhet ta realizojnë atë, duke filluar nga kapiteni Altin Lala, apo zëvendësi i tij, Lorik Cana.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë”, thotë Lala. “Duhet të japim maksimumin, pasi vetëm fitorja është rezultati që na kënaq”, mbështet Cana. Skela kërkon përqendrim: “Nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Duhet të marrim tri pikë medoemos”. Dhe sigurisht, pasi çdo gjë përveç tri pikëve do të ishte vetëm një dështim. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos