LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova, medalje të bronztë në Londër

Nora Gjakova, medalje të bronztë në Londër

Xhudistja pejane Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë në garën Test Event të Lojërave Olimpike në Londër.

Deri te ky trofe Gjakova arriti pasi shënoi tri fitore ndërsa pësoj vetëm një humbje. Ky vit ishte shumë i suksesshëm për sportisten kosovare – ajo u rendit e treta në Ranglistën Botërore për të reja.

Qëndrimin në Londër kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, e ka shfrytëzuar edhe për të promovuar sportin kosovar. Ai ka pasur takime të shumta me Organizatorët e Lojërave Olimpike si dhe me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, me të cilin ka biseduar për përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadën Londra 2012.

Normën olimpike deri tash e ka siguruar xhudistja tjetër kosovare Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/