LAJMI I FUNDIT:

Nesër turneu në boks “Adem Jashari”

Nesër turneu në boks  “Adem Jashari”

Në prag të festës mbarëkombëtare 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, asociacionet sportive të Kosovës organizojnë aktivitete për ta shënuar këtë datë me rëndësi kombëtare.

Federata e Boksit të Kosovës nesër organizon turneun ndërkombëtar të 13 –tin me radhë “Adem Jashari“. Ky manifestim është në patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Gjysëmfinalet zhvillohen nesër në pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet prej orës 13:00 ndërsa e dyta do të fillojë në ora 20:00, atëherë kur edhe do të bëhet hapja solemne e këtij aktiviteti.

Finalja e turneut do të zhvillohet të shtunën prej orës 15:00 në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.


Në këtë turne pos nikoqirit Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Çekia, Italia, Zvicra, Gjermania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Franca. Si zakonisht, edhe këtë herë më të suksesshmit do të shpërblehen nga organizatori. /Telegrafi/