LAJMI I FUNDIT:

Trepça dhe Sigal Prishtina fitojnë derbit

Trepça dhe Sigal Prishtina fitojnë derbit

Në xhiron e tetë të BTK Superligën e Kosovës në basketboll për meshkuj u zhvilluan dy kryendeshje.

Në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren Trepça mundi skuadrën nikoqire, Bashkimin, me rezultat 95:83. Me këtë fitore “minatorët” dëshmuan se jo rastësisht janë lider dhe kandidat shumë serioz për titull të kampionit. Bashkimit edhe në këtë takim i mungoi përqendrimi, veçmas në periudhën e fundit ku prizrenasit nuk kishin forcë për fituar lojën.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në pallatin “Minatori” në Mitrovicë ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës. Mbi 2000 tifozë ishin prezentë për ta përcjellë përballjen e rivalëve të mëdhenj. Kampioni S. Prishtina mundi fituesen e kupës Pejën me rezultat 82:75. Pejanët ishin të hendikepuar pasi që Rron Grapci nuk ishte në gjendje t’ju ndihmoj shokëve pas lëndimit që pësoi në çerekun e dytë të takimit.

Çereku i fundit i këtij dueli u zhvillua pa shikues pasi ata u përjashtuar për shkak se disa tifozë hodhën gjësende të forta në parket dhe pamundësuan vazhdimin e lojës. Dhjetë minutëshi i fundit për Pejën ishte vendimtar. Pejanët ia dolën ta ngushtojnë epërsinë e rivalit, i cili në fund shënoi fitore të vështirë.


Futura pësoi edhe në humbje, duke u mposhtur kësaj here nga Kolegji Uneversi me rezultat 73:85. Skuadrës së promovuar në elitën e basketbollit kosovare, duket se po i mungon përvoja në këtë rang garash.

Rezultatet: Bashkimi – Trepça 83:95, Peja – Sigal Prishtina 75:82 dhe Futura – Kolegji Universi 73:85. /Telegrafi/