LAJMI I FUNDIT:

Kush do ta fitonte Kupën Botërore me moshë mesatare mbi 30-vjeçare?

Kush do ta fitonte Kupën Botërore me moshë mesatare mbi 30-vjeçare?

Është folur shumë për “vjetërsinë” e azurëve në kampionatin e fundit evropian, por a thua si do t’ia dilnin këta kundër kombëtareve të tjera, nëse edhe këta të fundit do të kishin formacion të moshuar!?

Për disa vite me radhë, kombëtarja italiane është kritikuar për dështimin e saj që t’u dhënë rast të rinjve të vendit, duke zgjedhur gjithnjë lojtarë me përvojë dhe ‘të moshuar’.

Në Euro 2008, 14 nga ekipi 23-lojtarësh i Italisë, ishin të moshës mbi 30-vjeçare, derisa 11-shja e cila u paraqit në fushë në ndeshjen kundër Holandës, ishte më e vjetra në historinë e kësaj gare – me një mesatare prej 31 vitesh dhe 56 ditësh.

Le të supozojmë se FIFA do të vendosë të organizojë një Kupë Botërore me lojtarë mbi 30-vjet, askush nuk do të dyshonte se Italia do të ishte favoriti kryesor. Por, nuk mungonte edhe konkurrenca nga disa kombëtare të tjera, të cilat kanë yje të moshës mbi 30-vjeçare në formacionet e tilla.


Më poshtë, do të prezantojmë disa kombëtare me 11-she mbi 30-vjeçare, të zgjedhura nga portali Goal. Të gjithë kanë lindur para datës 31 dhjetor 1978, ndërsa janë përfshirë edhe ata të cilët tashmë kanë hequr dorë nga kombëtaret (si Francesco Totti dhe Luis Figo).

11-shet e kombëtareve mbi moshën 30-vjeçare:

Italia: Buffon (30), Panucci (35), Nesta (32), Cannavaro (35), Zambrotta (31), Camoranesi (32), Gattuso (30), Perrotta (31), Totti (32), Del Piero (34), Toni (31)

Argjentina: Abbondanzieri (36), Zanetti (35), Ayala (35), Samuel (30), Heinze (30), Veron (33), Ibagaza (32), Sorin (32), Riquelme (30), Crespo (33), Cruz (34)

Brazili:
Dida (35), Belletti (32), Lucio (30) Cris (31), Roberto Carlos (35), Gilberto (32), Juninho Pernambucano (33), Ze Roberto (34), Alex (31), Liedson (31), Ronaldo (32)

Anglia:
James (38), G.Neville (33), Carragher (30), Ferdinand (30), P.Neville (31), Butt (33), Scholes (34), Lampard (30), Beckham (33), Dyer (30), Heskey (30)

Franca: Coupet (36), Sagnol (31), Gallas (31), Thuram (36), Silvestre (31), Makelele (35), Vieira (32), Dacourt (34), Pires (35), Henry (31), Trezeguet (31)

Gjermania:
Lehmann (39), Worns (35), Baumann (33), Fahrenhorst (31), Frings (32), Ballack (32), Hamann (35), Schneider (35), Asamoah (30), Klose (30), Neuville (35)

Holanda:
Van der Sar (38), Lucius (32), Ooijer (34), Bouma (30), Van Bronckhorst (33), Van Bommel (31), Landzaat (32), Seedorf (32), Makaay (33), Vennegoor of Hesselink (30), Van Nistelrooy (32)

Portugalia:
Ricardo (32), Meira (30), Andrade (30), Carvalho (30), Nuno Valente (34), Petit (32), Deco (31), Maniche (31), Boa Morte (31), Figo (36), Nuno Gomes (32)

Spanja: Palop (35), Puyol (30), Juanito (32), Capdevila (30), Senna (32), Albelda (31), Guti (32), Mista (30), Raul (31), Raul Tamudo (31), Morientes (32)

Nëse do të zhvillohej një Kampionat Botëror me lojtarë mbi moshën 30-vjeçe, cilët prej formacioneve të mësipërme mendoni se do të arrinin në finale dhe kush do të mund ta fitonte Kupën?