LAJMI I FUNDIT:

FFK dhe “Nëna Terezë” bashkë për fëmijët

FFK dhe “Nëna Terezë”  bashkë për fëmijët

Në përkrahje të fëmijëve të Reçakut, Krushës së Vogël dhe Kotlinës, Shoqata bamirëse “Nëna Terezë” bashkë me FFK-në organizojnë një varg aktivitetesh humanitare.

Nesër në pallatin e Rinisë dhe të sporteve në Prishtinë zhvillohet ndeshja ndërmjet ekipit të FFK-së dhe të personaliteteve të njohura publike.

Në përbyllje të kësaj nisme SHOQATA “NËNA TEREZË” organizon edhe koncert humanitar në teatrin “ODA” të kryeqytetit.

Me këto aktivitete synohet që fëmijët pa prindër apo për çështje sociale të mos e braktisin shkollimin. Të mirat material që do të mblidhen do të ju dedikohen pikërisht fëmijëve të këtyre kategorive. /Telegrafi/