LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë shqiptarë të Anglisë vizitojnë Prishtinën

Të rinjtë shqiptarë të Anglisë vizitojnë Prishtinën

Kryeqyteti i Kosovës për tri ditë rresht do të jetë nikoqir i ndeshjeve të grupmoshave të reja në futboll.

Në fakt fatosët nga skuadra Eagle United nga Londra e përbërë kryesisht nga futbollistë shqiptar që jetojnë në Angli do të përballen me moshatarët e tyre të skuadrave prishtinase, Prishtina, 2 Korriku dhe Flamurtari.

Takimi i parë zhvillohet sot prej orë 13:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë ndërmjet Prishtinës dhe Eagle United. Mysafirët nga Anglia nesër do të vizitojnë terrenin e 2 Korrikut prej orës 13:00 dhe së fundi, të enjten, ata takohen me Flamurtarin.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë si dhe të zbulimit të talenteve shqiptar jo vetëm në Kosovë. /Telegrafi/