LAJMI I FUNDIT:

Volejboll- Besa mposht me lehtësi Prishtinën

Volejboll- Besa mposht me lehtësi Prishtinën

Në superligën e meshkujve në volejboll këtë fundjavë është zhvilluar kryendeshja e xhiros së katërt ndërmjet Prishtinës dhe Besës e cila përfundoi me rezultat maksimal, 3:0, për Besën.

Mysafirët nga Peja dominuan gjatë tërë takimit të zhvilluar në Prishtinë duke dëshmuar se janë favoritët më serioz në këtë edicion për titull të kampionit.

Konkurrenti tjetër për titull Theranda po ashtu fitoi me rezultat maksimal 3:0 në Vushtrri ku mposhti Gjimnazistin, skuadrën e promovuar këtë sezon në elitë.

Në superligën e femrave u zhvillua vetëm një takim derbi ndërmjet Universitetit AAB dhe Prishtinës. Dueli, i cili ishte dramatik dhe interesant, u fitua nga Prishtina me rezultat minimal 3:2. Në këtë rang garash dy ndeshje të kësaj xhiroje zhvillohet të mërkurën kur takohen Kosova – Skenderaj dhe Drita – Kastrioti. /Telegrafi/