LAJMI I FUNDIT:

Federata e bjeshkatarisë pranohet ndërkombëtarisht

Federata e bjeshkatarisë pranohet ndërkombëtarisht

Unioni Ndërkombëtar i Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes ka pranuar Federatën e Bjeshkatarisë Alpiniste të Kosovës si anëtare të plotë me të drejta të barabarta, duke iu mundësuar kështu bjeshkatarëve kosovarë të bëhen pjesë e familjes 1.3 milionëshe të bjeshkatarëve botërorë, të shtunën me 8 tetor.

Në kuvendin e rregullt të mbajtur në Katmandu të Nepalit, Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste të Kosovës është përfaqësuar nga Arben Lila, kryetar i federatës dhe Teuta Bicaj, anëtare e bordit.

Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste të Kosovës është krijuar pas përfundimit të luftës dhe në vete mbledh shoqata të bjeshkatarëve nga e tërë Kosova. /Telegrafi/