LAJMI I FUNDIT:

Superkupa luhet në Mitrovicë

Superkupa luhet në Mitrovicë

Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Hysit dhe Besës do të zhvillohet më 13 gusht në Mitrovicë.

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës është zgjedhur si vendi për ndeshjen e cila do të përcaktojë edhe fituesin e trofeut të parë të sezonit në futbollin kosovar.

Skuadrat rivale, kampioni aktual i Kosovës Hysi dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa, janë të kënaqur me zgjedhjen që ka bërë FFK-ja.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nesër do të caktojë terminin e saktë të fillimit të këtij dueli. Janë përmendur dy alternativa, ora 16:30 dhe 17:00. Gjyqtarët të cilët do ta drejtojnë ndeshjen e Superkupës do të përcaktohen me short pak para fillimit të takimit. /Telegrafi/