LAJMI I FUNDIT:

Fillon turneu i volejbollit në rërë Peja 2011

Fillon turneu i volejbollit në rërë Peja 2011

Sot dhe nesër Peja do të jetë arenë e turneut ndërkombëtar të Volejbollit në rërë “Peja 2011”.

Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në Pejë, organizohet me iniciativën e klubit të volejbollit Peja dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Berisha. Pjesëmarrëse janë ekipet nga Kosova, Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia, Bullgaria si dhe një ekip i kombinuar nga Evropa.

Lojërat zhvillohen në dy fusha të improvizuara të mbuluara me rërë në stadiumin e vogël të sportive me dorë të qytetit.

Të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra, prezantohen me nga 12 ekipe duke i respektuar të gjitha rregullat ndërkombëtare të kësaj loje. Një aktivitet i tillë organizohet për të parën herën në qytetit e Pejës. Finalet do të zhvillohen nesër prej orës 18:00. /Telegrafi/