LAJMI I FUNDIT:

Lepenc, mirësevjen në Superligë

Lepenc, mirësevjen në Superligë

Skuadra nga Kaçaniku, Lepenci, ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës pas fitores minimale të arritur në ndeshjen ‘o jetë o vdekje’ ndaj Ballkanit të zhvilluar në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Ishte kjo një ndeshje fantastike e zhvilluar në Mitrovicë, ku kemi parë stadiumin plot me tifozë, nga njëra anë Fikshat nga Kaçaniku dhe nga ana tjetër Xhebrailat nga Theranda, grupe tifozerish këto që krijuan atmosferë fantastike në impiant.

Lepenci filloi më mirë takimin, duke realizuar gol menjëherë në minutën e 12-të, për të shkaktuar ekzalt në stadium, 1-0.

Lepenci arriti që me sukses ta mbajë rezultatin përkundër tentimeve të Ballkanit, ndërsa rezultati përfundimtar i këtij takimi mbeti 1-0.


Kështu, Ballkani (së bashku me Ferizajin dhe Flamurtarin) do të kthehet për të bërë pjesë në Ligën e Parë, kurse Lepenci për herë të parë në histori të klubit do të kyçet në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/