LAJMI I FUNDIT:

Cana shumë afër Lazios

Cana shumë afër Lazios

Lazio raportohet se është afër angazhimit të mesfushorit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ish-kapiteni i Marseillet dhe Sunderlandit, dëshiron të largohet nga Galatasaray ku kaloi një sezon për t’u harruar dhe ka qenë në biseda me Lazion për tashmë disa javë.

Itasportpress shkruan se presidenti i Lazios, Claudio Lotito, tash ka siguruar marrëveshje me Galatasaray për shumën e transferimit.

Klubi tash duhet të zhvillojë biseda me Canën për kushtet personale dhe për të kompletuar lëvizjen brenda disa ditësh. /Telegrafi/