LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet gjendja e Liridon Hasanit

Përmirësohet gjendja e Liridon Hasanit

K.F Gjilani nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se gjendja e sulmuesit Liridon Hasani është përmirësuar, pas lëndimit të pësuar të dielën në derbin lokal ndaj Dritës.

Hasani pësoi një lëndim të rëndë në tru gjatë një dueli me kundërshtarin e tij nga K.F Drita, Fidan Gërbeshi. Ky takim, i cili u përcoll nga tetë mijë shikues, përfundoi me barazim pa gola, ndërsa tani Skifterët frymojnë lirshëm duke e ditur se gjendja e kapitenit të tyre është duke u përmirësuar.

“Sulmuesi Hasani në mëngjesin e të hënës ka dalur nga koma. Ai po flet dhe po i njeh njerëzit përreth tij. Mjekët nuk japin më shumë detaje për kohëzgjatjen e riaftësimit, por jemi të lumtur që ai po bën mirë”, theksoi trajneri Muharrem Sahiti.

Liridon Hasani është një prej futbollistëve kryesorë të K.F Gjilanit, klub ky që është shumë pranë hyrjes në elitën e futbollit kosovarë me 33 pikë të grumbulluara në pozitën e dytë të Ligës së Parë. /Telegrafi/