LAJMI I FUNDIT:

Prishtina barazoi në Mitrovicë, Hysi zvogëloi ngecjen

Prishtina barazoi në Mitrovicë, Hysi zvogëloi ngecjen

Derbi i javës së 22-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, që u zhvillua sot në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë është mbyllur pa fitues, me rezultat 1:1.

Të parët në epërsi kaluan prishtinasit, me golin e Ardian Kozhanit, në minutën e 71-të, derisa golin e barazimit mitrovicasit e shënuan në minutën e 85-të nëpërmjet Shkupollit.

Këtë barazim të liderit e ka shfrytëzuar Hysi, i cili para tifozëve të vet ka mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 2:1, me golat e Enis Zabërxhës (9’) dhe Yll Hoxhës (45’). Ndërkohë golin e vetëm për gjakovarët e ka shënuar Atdhe Gashi, në minutën e 70-të. Me këtë humbje gjakovarët ia kanë vështirësuar edhe më shumë punën vetës për mbetje në elitë.

Skuadra e Flamurtarit ka shijuar fitoren e parë pranverore në duel me Besën, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar Krenar Kosumi, në minutën e 80-të.


Skuadra e fundit në renditje, Ferizaj ka shënuar fitore ndaj Drenicës, 2:0 dhe në këtë mënyrë sikur ka ngjallur shpresat për të luftuar në garën për mbetje në elitë. Golat për ferizajasit i shënuan Sopa (24’) dhe Shabani (45’).

Në anën tjetër, Ballkani ka barazuar si vendës kundër Trepçës’89, 1:1.

Rezultatet
Trepça-Prishtina 1:1
Ballkani-Trepça’89 1:1
Ferizaj-Drenica 2:0
Hysi-Vëllaznimi 2:1
Flamurtari-Besa 1:0
KEK-u-Liria 4:2

Tabela
1.Prishtina 49
2.Hysi 42
3.Besa 33
4.Liria 33
5.Trepça 32
6.KEK-u 32
7.Trepça’89 32
8.Drenica 25
9.Flamurtari 23
10.Ballkani 23
11.Vëllaznimi 23
12.Ferizaj 17

/RTK/