LAJMI I FUNDIT:

Kuzhe: Do ta mposhtim Bjellorusinë

Kuzhe: Do ta mposhtim Bjellorusinë

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka paralajmëruar lojë ofensive ndaj Bjellorusisë, pasi për të çdo rezultat pos fitores është i pa pranueshëm.

“Ndeshja me Bjellorusinë është një mundësi për të fituar pikë. Kemi mundësi të marrim një rezultat pozitiv, ndaj zgjodhëm që të luajmë në mënyrë të hapur, me një skuadër sulmuese dhe të kërkojmë të shënojmë gol”.

“Do të luajmë 4-4-2, por praktikisht dy mesfushorët e qendrës, Lala dhe Bulku, do të jenë defensivë, Skela do të pozicionohet në të djathtë, ndërsa Agolli në të majtë. Ata janë të gjithë lojtarë me eksperiencë, por në fazën mbrojtëse të mesfushës nevojitet një lider, dhe ai është Lala”, tha Kuzhe. /Telegrafi/