LAJMI I FUNDIT:

Cana optimist për fitore ndaj Bjellorusisë

Cana optimist për fitore ndaj Bjellorusisë

Lorik Cana është shprehur optimist se Kuqezinjtë do të mund të shënojnë fitore ndaj Bjellorusisë dhe të ruajnë shpresat për kualifikim në Euro 2012.

Nëse Shqipëria mposht rivalin e radhës në takimin e nesërm në Tiranë, do të mblidhte tetë pikë dhe do të mund të ngjitej në pozitën e dytë.

“Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj sfide, pasi është përballë një kundërshtar i drejtpërdrejtë në këtë grup. I kemi ambiciet dhe do të futemi në fushë për ta fituar këtë sfidë, sepse pas 5 ndeshjeve mund të arrijmë në kuotën e 8 pikëve. Në rast se ndodh kështu, situata do të jetë e favorshme për ne. Nëse humbasim, edicioni mund të bëhet shumë i vështirë”, ka thënë Cana në një intervistë për Sportin Shqiptar. /Telegrafi/