LAJMI I FUNDIT:

Salihi: Do të japim më të mirën

Salihi: Do të japim më të mirën

Sulmuesi i kombëtares shqiptare në futboll, Hamdi Salihi, gjatë një intervistë për Sporti Shqiptar thotë se pavarësisht se është një miqësore, takimi i sotëm përballë Sllovenisë do të merret seriozisht nga kuqezinjtë.

Shqipëria sot është nikoqire e Sllovenisë, një ndeshje miqësore e cila do zhvillohet në stadiumin Qemal Stafa me fillim në ora 20.00. Pavarësisht se nuk është ndeshje e ndonjë rëndësie të veçantë, Salihi thotë se ata do të tentojnë të japin më të mirën ndaj një ekipi që ka luajtur në Kupën Botërore.

“Nuk e kemi luksin që të zhvillojmë shumë ndeshje të tilla me ekipe që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës. Kjo miqësore duhet vlerësuar shumë. Lojtarët, si në planin individual, ashtu edhe në grup, do të kërkojnë të shfaqin më të mirën”, ka thënë Salihi.

“Mbrojtja, mesfusha edhe sulmi do të kërkojnë të bëjnë paraqitjen e një grupi solid. Për ne është e rëndësishme vazhdimësia e lojërave dhe e rezultateve të 2010-ës”, ka shtuar më tej sulmuesi i Rapid Vienës./Telegrafi/