LAJMI I FUNDIT:

Kosova – Dinamo Zagreb, më 19 shkurt në Prishtinë

Kosova – Dinamo Zagreb, më 19 shkurt në Prishtinë

Ëndrra e shumë kosovarëve për ta parë gjigantin kroat në Kosovë, Dinamo Zagreb tashmë do të bëhet realitet. Skuadra më e madhe në Ballkan, do të zhvillojë miqësore me Përzgjedhjen e Raiffeisen Superligës, më 19 shkurt në Prishtinë. Zhvillimin e kësaj ndeshjeje ndërkombëtare e kanë konfirmuar për “Sport”, zyrtarët e Dinamos dhe vetë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

Zoran Mamiq, njëri nga pronarët e Dinamos, të martën ka deklaruar për gazetën tonë nga Antalia, ku zagrebasit po zhvillojnë fazën përgatitore, se do të nderojnë përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. “Më 19 shkurt, ne do të vijmë në Prishtinë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës. Ne jemi të lumtur që ndeshja do të zhvillohet për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe që do të jemi pjesë e kremtimit të kësaj feste bashkë me kosovarët”, tha Mamiq përmes telefonit. Ai po ashtu ka shtuar se shkaku i orarit të ngjeshur të përgatitjeve të tyre, nuk kanë mundur të caktojnë ndeshjen më 17 shkurt.

Edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri është shprehur i lumtur që kanë aranzhuar këtë miqësore. Sipas tij, ka mbetur vetëm edhe konfirmimi zyrtar nga Dinamo. “Po, është e vërtetë. Ne kemi arritur marrëveshje gojore me drejtuesit e Dinamos, të cilët më 19 shkurt do të jenë në Prishtinë. Kundërshtari i tyre do të jetë Përzgjedhja e Raiffeisen Superligës”, tha shkurt Vokrri, i cili ndodhet në Francë.


Miqësoren Kosova – Dinamo, të martën mbrëma e kanë konfirmuar edhe mediat kroate, të cilat i referohen zyrtarit për marrëdhënie me publikun të klubit kroat, Tomislav Marçinko. “Lojtarët nga Kosova, në 30 vjetët e fundit kanë qenë pjesë e suksesit dhe titujve të Dinamos. Rol të rëndësishëm kishin Shala, Kozniku dhe tash Beqiraj e Ademi”, ka thënë Marçinko për ‘veçernji.hr’. Ky portal përmend edhe kohën kur Çiro Blazheviq drejtonte Prishtinën në vitet 1986, duke e shpëtuar atë nga rënia në një rang më poshtë të ish-elitës së futbollit të Jugosllavisë.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i kontaktuar nga portali kroat ka deklaruar se Dinamon në Prishtinë do ta presin 17 mijë shikues, aq sa zë stadiumi i kryeqytetit. “Jemi të ngazëllyer që Dinamo ka marrë një hap të tillë. Dinamo në Kosovë ka numër të madh të tifozëve dhe nuk dyshoj që stadiumi i Prishtinës, me kapacitet prej 17 mijë ulëseve, do të jetë për plotë”, ka theksuar Salihu.

Dinamo në Prishtinë është dashur të luajë para dy vitesh, po ashtu në ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo atëherë qeveri kroate, në prag të përgatitjeve të takimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe presidentit serb, Boris Tadiq, është sugjeruar në mënyrë të fshehtë, që ajo ndeshje të anulohet. Ndërkohë, sipas Marçinkos, ata ende nuk janë konsultuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë, në lidhje me udhëtimin në kryeqytetin e Kosovës. Në atë kohë, Dinamo parashihej të zhvillonte ndeshje me Trepçën ’89. /Telegrafi/GazetaSport/

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori