LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoni Semirit, ai vuan nga sëmundja e eshtrave (Video)

Ndihmoni Semirit, ai vuan nga sëmundja e eshtrave (Video)

Familja shtatë antarëshe Saliu nga fshati Sellcë i Tetovës, është në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale pa kushtet minimale për të bërë një jetë normale. Brenga më e madhe e tij është njëri nga djemtë e tij Semiri i cili vuan nga sëmundja e eshtrave, njofton Telegrafi.

Mjekët kanë dhënë shpresë se nëse mjekohet në një nga spitalet e Ohrit ai edhe mund të shërohet deri në 80% dhe mund të ecë vetë, por gjendja financiare e kryefamiljarit nuk ia mundëson dot mjekimin Semirit të vogël.

Në këtë familje stinët janë të njejta, pothuasje aty asnjëherë nuk depërton dielli që të ngroh, por edhe ditët e dimrit janë të vështira dhe të papërballueshme. Kur kësaj familje i shtojmë edhe sëmundjet atëherë gjendja është dyfish më e rëndë. Kyefamiljari Shefajet Saliu, ka mbi supe një barrë të rëndë duke u përballur me varfërinë e skajshme dhe sëmundjen e djalit të tij të vogël Semiri.

Shoqata humanitare “Shtëpia M” në bashkëpunim me qytetarë human, bamirës të kompanive private, ka ndërmarë një iniciativë që kësaj familje të ia ndërtojnë një shtëpi, punimet për ndërtimin e shtëpisë kanë arritur deri në fazën e parë, por për shkak të mungesës së materialit ndërtimor kanë ngecur, andaj kryefamiljari Shefajet Saliu edhe njëherë ju drejtohet të gjitha ndërmarrjeve, bizneseve, për t’ia zgjatur dorën ta ndihmojnë në forma të ndryshme, me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpisë, me mjete financiare që edhe ai me familjen e tij të ketë një shtëpi për shkak se me gjashtë anëtarët tjerë jeton në një dhomë, bodrum në kushte të vështira, por prioritare për Shefajetin është shërimi i djalit, Semirit të vogël. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori