LAJMI I FUNDIT:

Ylber Ndrecaj: Xhezair Shaqiri – Hoxha, person shumë i dyshimtë! (Video)

Ylber Ndrecaj: Xhezair Shaqiri – Hoxha, person shumë i dyshimtë! (Video)

Vëllai i komandantit të ndjerë të UÇK-së, Mirsadit Ndrecaj - NATO, në një intervistë për emisionin “Pa Rrotlla” prezanton dëshmi skandaloze ku ish-komandantin e UÇK-së, Xhezair Shaqirin - Hoxhën nga Tanusha, e quan person të dyshimtë dhe nuk i beson aspak, raporton Zhurnal.

Ylber Ndrecaj dyshimin e parë e mbështet në variantin se si është e mundur që Komandant Hoxha, para Policisë takohet me Sulejmanin Osmanin i njohur si "Sula", nga fshati Brezë, i cili si në filma i iku shtetrrethimit policor.

Në dyshimin e dytë Ndrecaj thotë se "Sula" gënjeu kur tha se vëllai im është i plagosur në këmbën e majtë.

“Ne para se ta varrosim e pamë se nuk ka asnjë plagë në këmbë domethënë ai gënjeu”, thotë Ylberi.


Dyshimi i tretë është se mu ky person me emrin Sulejman, gjatë luftës së vitit 2001 ka qenë i burgosur më shumë se tre muaj nga kushëriri i tij, Maliq Ndrecaj, për shkak të dyshimeve të caktuara ndaj tij.

Për më shumë, shikojeni intervistën e realizuar nga Milaim Zeka.