LAJMI I FUNDIT:

I plagosuri nga Jakup Nura është Ilaz Troshupa

I plagosuri nga Jakup Nura është Ilaz Troshupa

(E plotësuar) Rreth përplasjes që rezultoi me të plagosur e të arrestuar, që ndodhi sot, me një njoftim të Policisë thuhet se, sot rreth orës 09:30, policia kishte marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.



Policia: U arrestua Jakup Nura

Policia e konfirmon se ka arrestuar J.N. (Nënkoloneli i FSK-së, Jakup Nura) si dhe ka konfiskuar pistoletën me të cilën plagosi një person, në tentim për ta vrarë.

Policia bënë të ditur se rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: Z. T, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

I arrestuari sipas Policisë është J. N. mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në vend të ngjarjes ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë: një gëzhojë si dhe një pistoletë Beretta (cal. 7.65).

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.


Nënkoloneli i FSK-së, Jakup Nura, plagosi një person

Bëhet e ditur se është Jakup Nura, nënkolonel i FSK-së, ai që plagosi një person, sot rreth ores 09:30, afër Fakultetit Filologjik në Prishtinë.


Një i plagosur afër Fakultetit Filologjik

Bëhet e ditur se para pak çastesh ka ndodhur një plagosje, afër fakultetit Filologjik, më konkretisht afër ëmbëltores “Edi 2”.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë në rrugën “Eqrem Çabej”. Një person është plagosur, i cili është dërguar në QKUK, kurse një tjetër është arrestuar. Ekipet po vazhdojnë të merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Indeksonline/