LAJMI I FUNDIT:

Komandant Hoxha: Kur përzihet gjaku, luani dhe krokodili duken si shqiponjë

Komandant Hoxha: Kur përzihet gjaku, luani dhe krokodili duken si shqiponjë

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë për “Lajm” se ky është vendi i shqiponjave, por kur disa shqiptarëve u përzihet gjaku, edhe krokodili edhe luani u duken si simbole kombëtare

Edhe pse nuk merret me politikë, pasi ka mjaft problem personale, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Xhezair Shaqiri vlerëson se stema e Maqedonisë duhet të ketë element shqiptarë.

Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë për “Lajm” se ky është vendi i shqiponjave, por kur disa shqiptarëve u përzihet gjaku, edhe krokodili dhe luani u duken si simbole kombëtare. “Luanë në këto troje nuk ka pas, ky është vendi i shqiponjave, por si duket shqiptarëve u është përzier gjaku dhe gjithçka edhe luanët , edhe krokodilët i duken kombëtarë. Çfarëdo kritike që të japësh për partinë shqiptare në pushtet, BDI-në, nuk gabon, pasi ajo nuk ka asnjë arsye që të arsyetohen para popullit për dështimin me dekada. Që 13 vite ka dështime të një pas njëshme. Tani habit fakti mjaft te popullata, e cila i sheh vuajtjet, i sheh dështimet dhe prap insiston ta përkrahë këtë subjekt”, thotë komandant Hoxha.

Ai sqaron se shqiptarët janë më shumë se 25 për qind dhe me këtë përqindje të lartë, partia shqiptare në pushtet shumë lehtë mund ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve. “Ne jemi më shumë se 25 për qind dhe partia shqiptare në pushtet as që dëgjon për këto favore që ka, me të cilat shumë lehtë mund ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve. Edhe stema e Maqedonisë patjetër duhet të ketë element shqiptar. Po kur kemi politikanë aq servilë, apo të shtrënguar në kurthet e qeverisë së Nikolla Gruevskit po na ndodhin shumë gjëra të habitshme”, thekson ai.


Shaqiri po ashtu kritikon edhe partitë shqiptare në opozitë, intelektualët dhe historianët. “Një vërejtje kisha dhënë edhe për partitë e opozitës të cilat nuk janë aq aktive dhe nuk reagojnë si duhet në çdo dështim të qeverisë, apo BDI-së. Po ashtu edhe disa intelektualë që e quajnë veten ose historian po më duket se marrin rroga nga OJQ-të joqeveritare nga qarqe të ndryshme anti kombit tonë dhe po japin disa deklarata qesharake që as fëmijëve nuk u kanë hije”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori