LAJMI I FUNDIT:

Dy të dyshuar për narkotikë në arrati

Dy të dyshuar për narkotikë në arrati

Hetuesit policor nga Drejtoria e hetimeve kundër narkotikëve, në kuadër të drejtorisë rajonale në Mitrovicë, kanë realizuar një urdhër kontroll për bastisjen e një apartamenti në rrugën “28 nëntori” në Skenderaj, ndërsa është në kërkim të dy personave të dyshuar të përfshirë në bashkëpunim për vepër penale “blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”.

Në njoftimin për media thuhet se me urdhëresë të lëshuar nga gjykata e qarkut në Mitrovicë, Policia e Kosovës, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e banesës së parë private të një 22 vjeçari, Rr.G., i përkatësisë etnike shqiptar, nga Skenderaj, për dyshim të përfshirjes së tij në posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të parë në banesën e të dyshuarit, hetuesit policor kanë arritur që të gjejnë elemente dhe prova të mjaftueshme për të cilat edhe është iniciuar bastisja, me ç’rast janë sekuestruar 665 fara, të cilat besohet se shërbenin për mbjellje të substancës narkotike, kanabis sativa.

Operacioni i kontrollit policor, është zgjeruar me bastisje të një banese tjetër, e cila besohej se shfrytëzohej nga i dyshuari për aktivitete kriminale, dhe me atë rast, policia ka identifikuar dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike të llojit të dyshuar marihuanë, në peshë prej 870 gram.


Një bastisje e radhës në vazhdim të operacionit është realizuar në një shtëpi private në fshatin Klinë e poshtme, por nuk ka rezultuar me gjetje të elementeve të dyshimta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori