LAJMI I FUNDIT:

2 kilogramë hashash në makinë

2 kilogramë hashash në makinë

Një person ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Lezhës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Forcat e policisë së këtij qytetit kanë bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg hashash dhe kanë arrestuar në flagrancë Kastriot Malshin.

Korrespodenti i NOA-s raporton se arrestimi i 25-vjeçarit është bërë mbrëmjen e djeshme në rrugën Skuraj-Superstradë. Pas kontrollit të makinës me të cilën udhëtonte 25-vjeçari, është gjetur dhe lënda narkotike, e cila transportohej për qëllim tregtimi.

Policia ka nisur hetimet për destinacionin dhe origjinën e drogës. /Telegrafi/