LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, krim i rëndë në familje

Tiranë, krim i rëndë në familje

Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar të shtunën në Shqipëri, këtë herë në qarkun e Tiranës.

Top-Channel citon burime policore të kenë thënë se një 50-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Bërxullë, ku shtetasi Arif Serjani ka qëlluar me çifte në ambientet e shtëpisë bashkëshorten e tij, Arjana.

Burimet shtojnë më tej se pas vrasjes së 45-vjeçares, autori i krimit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.