LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, MPB konfiskoi sasi të madhe të drogës

Maqedoni, MPB konfiskoi sasi të madhe të drogës

Policia e Maqedonisë në bashkërendim me Qendrën SEKI-SELEK në Bukuresht të premten ka konfiskuar sasinë më të madhe deri më tani të drogës sintetike ekstazi dhe ndërpreu një kanal ndërkombëtar të tregtisë ilegale me droga sintetike ekstazi dhe amfetamin.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankuloska, ka thënë se droga ka qarkulluar në relacionin Bullgari – Maqedoni në drejtim të Tetovës, organizuar nga një grup kriminel ndërkombëtar, ndërsa ka qenë e dedikuar për tregun e Maqedonisë dhe të Kosovës.

Zhurnal raporton se nën emrin operativ "Tehno" pas hetimit në rajonin e Shkupit dhe Velesit, policia gjatë bastisjes së automjetit "Mercedes" me targa të Shkupit dhe në një banesë në Veles, sekuestroi gjithsej 10.355 copë ekstazi dhe amfetamin me logon "M"-motorola, 300 gram marihuanë dhe rreth 50 gram amfetamin në materie pluhuri. Vlera e drogës së sekuestruar në narko-treg është rreth 80 mijë euro.