LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 200 steka cigaresh në Kakavijë

Sekuestrohen 200 steka cigaresh në Kakavijë

Një ngarkesë cigaresh kontrabandë u sekuestruan në pikën e kufirit të Kakavijës, në palën greke të doganës.

Sasia prej 200 steka cigaresh ishte fshehur në tri çanta, në bagazhin e autobusit të linjës Sarandë-Athinë. Drejtuesi i automjetit, emri të cilit nuk bëhet publik për momentin, u ndalua nga anti-kontrabanda e Kakavijës.

Ai pohoi se po transportonte mallin kundrejt 50 eurosh për çdo çantë dhe se mallin e kishte marre nga një tregtar nga Saranda.

Dogana e Kakavijës njoftoi se drejtuesi i autobusit do të dërgohet në gjykatë, raporton TCh.


Çështja e kontrabandës ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura gjatë një konference të përvitshme të doganiereve grekë. Zëvendësministri grek i Financës njoftoi vendosjen e skanerëve në të gjitha pikat e kalimi kufitar të Greqisë, si dhe të aparaturave moderne të ndjekjes dhe monitorimit të kontejnerëve dhe ngarkesave të dyshimta. /Telegrafi/