LAJMI I FUNDIT:

2 vjet burg për djalin e Luiza dhe Gjergj Xhuvanit

2 vjet burg për djalin e Luiza dhe Gjergj Xhuvanit

Gjykata e Tiranës ka dënuar përfundimisht me 2 vite burg Kostanidin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun.

Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj edhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”.

Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit, pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, kur pas vrasjes iu fsheh policisë. /Telegrafi/