LAJMI I FUNDIT:

Pejë, dy zyrtarë të KEK-ut akuzohen për marrje të ryshfetit

Pejë, dy zyrtarë të KEK-ut akuzohen për marrje të ryshfetit

Prokuroria Komunale në Pejë, të mërkurën ka ngritur aktakuzë kundër dy punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, G.A. dhe F.M., për shkak se ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale, marrje e ryshfetit, nga neni 343 par. 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit si persona zyrtarë, e në bashkëveprim, pas kontrollit të orëmatësit në shtëpinë e të dëmtuarit nga Peja, kanë kërkuar përfitim për vete, kinse për të kryer një veprim zyrtar- njofton Koha.

Prokuroria Komunale në Pejë i ka propozuar Gjykatës Komunale në Pejë që të akuzuarit të shpallen fajtor, për veprën penale, me të cilën ngarkohen dhe të dënohen konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.