Hetuesit rajonal të Policisë së Kosovës të sektorit kundër krimeve të rënda në Mitrovicë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar në raste serike të grabitjeve të armatosura.
Të dyshuarit e arrestuar, F. Sahiti 1979, F.Sadiku 1988, shtetas të Kosovës dhe dy të tjerë N.Dukagjini 1983 dhe F.Delija 1980, shtetas të Republikës së Shqipërisë, janë intervistuar nga hetuesit policor ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për dyshim të bazuar të përfshirjes së tyre në bashkëveprim të veprave të rënda të grabitjes dhe vjedhjes grabitqare, nga neni 256 pika 1, të Kodit Penal të Kosovës.
“Gjatë ditës së djeshme, hetuesit rajonal të Policisë së Kosovës, kanë realizuar urdhër kontrollin e autorizuar nga gjykata e qarkut, për bastisje të koordinuar të dy shtëpive në dy lokacione të ndryshme, një bastisje në Mitrovicë dhe një tjetër në Gjakovë. Operacioni i bastisjes ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e katër personave si të dyshuar kryesor për përfshirjen e tyre në së paku katër raste të grabitjes dhe vjedhjeve grabitqare, të raportuara të kenë ndodhur gjatë muajve gusht dhe shtator, të vitit 2011. Tri nga katër rastet e regjistruara të grabitjes së armatosur, janë raportuar të kenë ndodhur në Mitrovicë, përkatësisht në dy pompa të derivateve dhe në një lokal të lojërave të fatit ndërsa rasti i katër është raportuar të ketë ndodhur në një pompë të derivateve në Skenderaj”, thuhet në kumtesë.
Me autorizimet e ligjshme në procesin e hetimeve, përmes aplikimit të masave të fshehta, hetuesit kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale përfshirë edhe video incizimet e të dyshuarve, rrobat të cilat i kanë pasur të veshura gjatë akteve kriminale si dhe telefonat celular me të cilat të dyshuarit kanë komunikuar gjatë tërë kohës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Daut Haradinaj: Degradimi i Pejës do të marrë fund me 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet