LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën në vendin e punës

Humb jetën në vendin e punës

Elmi Sertolli (1969) nga Bellanica, shofer i makinave të rënda në një ndërmarrje private në Malishevë, ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës derisa me një makinë po bënte ngarkim-shkarkimin e materialit ndërtimor.

Ngjarjen tragjike e kanë konfirmuar të martën edhe në Stacionin Policor të Malishevës, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur të hënën kur viktima po kryente punë për ndërmarrjen ku ishte i punësuar.

“Menjëherë pas aksidentit njësitë tona kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por sipas të dhënave, viktima ka vdekur menjëherë pas aksidentit”, kanë thënë në Stacionin policor në Malishevë, informacion ky të cilin e konfirmojnë edhe në QKMF “Dr. Shpëtim Robaj”, ku i përmenduri kishte shkuar pa shenja jete.

Burime familjare bëjnë të ditur se viktima është baba i tre fëmijëve të mitur, dy djem dhe një vajzë, kurse varrimi i tij është bërë dje në orët e pasdrekes. /Zëri/