Dhjetë persona po ndiqen penalisht nga Prokuroria e Durrësit, pas një hetimit të ngritur ndaj tyre për veprën penale “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim, dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se procedimi ka nisur ndaj Laurent Bega, magazinier, ndaj të cilit është marrë masa e “arrest ne burg”, Klodian Cullai, punonjës i agjencisë doganore Ferries, “arrest ne burg”, Afrim Mece, shofer, “arrest ne burg”, Pëllumb Malollari, shofer, “arrest ne burg”, Kadri Rrapaj, doganier, “arrest ne burg me afat”, Artur Mustafaj, doganier, “arrest ne burg me afat”.
Gjithashtu, masa e arrestit me burg është marrë edhe ndaj shtetasit Artur Mustafaj, doganier, Selman Doci, doganier, shef turni, si dhe Ylli Troplini, doganier. Ndërkohë, masa me pezullim nga funksionet dhe detyrat shtetërore janë vendosur ndaj Dashamir Kabaj, doganier si dhe Lavdi Rraklli, doganier.
Hetimi i Prokurorisë Gjyqësore të Rrethit Durrës për çështjen në fjalë, i cili zhvillohet prej rreth 7 muajsh, është mbështetur në bazë të raporteve të vëzhgimit dhe bisedave telefonike nën përgjim, dhe përfshin aktivitetin e zyrës doganore të Porto-Romanos në Durrës, ku shtetasit e sipërpërmendur me detyrë doganierë, magazinierë, kontrollorë, punonjës i agjencisë doganore Ferries sh.p.k, shoferë të transportit, etj.
Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim, dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, duke favorizuar subjektin Europetrol Durrës Albania sh.a. në mosdoganimin e një sasie të konsiderueshme karburanti dhe kalimin e saj kontrabandë ne treg.
Më konkretisht, shtetasit e sipërpërmendur, në bashkëpunim, kanë bërë të mundur kalimin e autoboteve të ngarkuar me sasi karburanti të cilat e kishin tejkaluar sasinë e deklaruar nga subjekti, pa kryer asnjë procedurë zhdoganimi apo njoftim në autoritetet doganore, të cilat janë lejuar të drejtohen në treg.
Në bazë të ligjit për akzicat, lëndët djegëse u nënshtrohen ndër të tjera detyrimeve doganore të: akcizës dhe të TVSH, ndërkohë që sipas procesverbalit të dt. 03.11.2011, pas evadimit të një sasie të caktuar lënde djegëse të zhdoganuar, për llogari të subjektit Europetrol, është lejuar të evadohet sasia prej rreth 52.000 litra naftë e pa zhdoganuar nëpërmjet dy autoboteve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë.
Prokuroria Gjyqësore e Rrethit Durrës vijon hetimin edhe për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre penale. /Start/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet