LAJMI I FUNDIT:

‘Atentatori’ i Thaçit lirohet nga akuza për vrasje në tentativë

‘Atentatori’ i Thaçit lirohet nga akuza për vrasje në tentativë

Prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, nuk ka gjetur asnjë provë për ta akuzuar Fazli Sejdiun (1988) për vrasje të rëndë në tentativë të kryeministrit Hashim Thaçi. Për këtë arsye ka hequr dorë nga kjo pikë e akuzës, ndërkaq ka hartuar një të re bazuar në prova materiale.

Ky prokuror nuk është bindur me faktet dhe as me aktakuzën e ngritur nga ish-prokurori kosovar, Osman Mehmeti, edhe sa u përket të pandehurve të tjerë, raporton Koha. Alban Gecin (1988), Kushtrim Gecin (1986) dhe Orges Prelvukajn (1987) të akuzuar më herët për vepër penale moslajmërim i veprave penale apo moslajmërim i kryesit të saj dhe dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprave penale i ka liruar nga akuzat.

Në aktakuzën e re të ngritur në fund të muajit të kaluar, Pascal Persoons ka konstatuar se Fazli Sejdiu nuk synonte ta vriste kryeministrin Thaçi, por të vidhte në shtëpinë e tij. /Telegrafi/