LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, arratiset me vajzën pas vrasjes së gruas

Tiranë, arratiset me vajzën pas vrasjes së gruas

Policia e Tiranës gjeti vajzën dyvjeçare të Ismet Hyses, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, një ditë më parë. Policia bëri të ditur se vogëlushja u gjet në banesën e familjarëve të 40-vjeçarit, në periferi të kryeqytetit.

Ndërkaq mësohet se të afërmit e autorit të krimit kanë nisur negociatat me 40-vjeçarin për të bërë të mundur dhe dorëzimin e tij në polici.

Ndërkohë forcat e policisë nisën kërkimet edhe në Tropojë, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në vendlindjen e tij.

Ismet Hysa qëlloi me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare Jetlira Doci, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe u largua nga vendi i krimit me vogëlushen 2-vjeçare.


40-vjeçari akuzohet për “vrasje me dashje”, ndërkohë që nga të dhënat paraprake hetimore mësohet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. /BW/