LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën katërvjeçari në rrugën Kumanovë-Shkup

Humb jetën katërvjeçari në rrugën Kumanovë-Shkup

Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën të hënën në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën e vjetër rajonale Kumanovë-Shkup.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Orllancë, kur makina në të cilën gjendej fëmija Agan Murati, ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur nën rrugë.

Makina e tipit “Shervolet Kalos” po drejtohej nga gjyshja e fëmijës së ndjerë, Enise.O, 49 vjeç nga Kumanova, e cila ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është shtrirë për shërim në Qendrën Emergjente në Shkup.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe do të publikojë së shpejti shkaqet e këtij aksidenti. /INA/