LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet tutoria e 20 vjeçares

Arrestohet tutoria e 20 vjeçares

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se një 38-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

E arrestuara është shtetasja Pranvera Buzo, banuese në Elbasan lagja “5 Maji”.

Buzo akuzohet se ka shfrytëzuar për disa muaj gjatë vitit 2009, një 20-vjeçare me inicialet Q.P, për prostitucion.

“Shitja” e 20 vjeçares bëhej në një lokal në Elbasan, në pronësi të qytetarit me inicialet M.A. Sipas policisë, edhe ndaj M.A. është marrë masa e ndalimit dhe ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë. /Telegrafi/