LAJMI I FUNDIT:

Dënohet një trafikant i drogës

Dënohet një trafikant i drogës

Një trup gjykues i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dje shpalli aktgjykimin lidhur me një rast të trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. Një person është shpallur fajtor për pjesëmarrje të trafikimit të palejueshëm nëpër Evropë.

I pandehuri, që gjendet në paraburgim nga muaji maj 2011, vendosi ta pranojë fajësinë më 26 tetor, ndërsa dje është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 15.000 euro.

Kësaj procedure të shpejtë i kishte paraprirë një hetim i gjatë i udhëhequr në mënyrë nga prokurorët e EULEX-it në PSRK, që qoi deri te kapja e më shumë se 12 kilogramëve heroinë jashtë Kosovës dhe në disa arrestime dhe dënime jashtë vendit. PSRK ishte përgjegjëse për hetimin e kësaj organizate të gjerë brenda territorit të Kosovës, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

Hetimi u mundësua falë ndihmës ligjore ndërkombëtare ndërmjet shteteve të Evropës Perëndimore dhe EULEX-it. /Telegrafi/