LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen “trimat” e Dumnicës

Arrestohen “trimat” e Dumnicës

Policia ka arrestuar tre persona dhe një tjetër në kërkim për videon e transmetuar ku shfaqeshin njerëz të shumtë që gjuanin me armë të ndryshme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se personat janë arrestuar, janë marrë në pyetje dhe liruar me procedurë të rregullt.

"Pas publikimit të disa video incizimeve në media lidhur me gjuajtjet me armë zjarri njësite policore kanë identifikuar katër të dyshuar meshkuj – K/Shqiptar. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar kurse njëri nuk është takuar. Në lidhje me rastin me autorizim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkomitralez, dy AK-47, gjashtë karikator, 138 fishekë të cal. 7.62 mm , gëzhoja dhe pajisje të ndryshme për armë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit në lidhje me rastin janë liruar në procedurë të rregullt”,ka thënë një zyrtar policor.

Mediat kanë raportuar rreth një video të postuar në Youtube, ku disa persona nga ky fshat gjuanin në ajër me armë të ndryshme. /Telegrafi/