LAJMI I FUNDIT:

Pejë: Arrestohen 5 të dyshuar për vrasje në vitin 2010

Pejë: Arrestohen 5 të dyshuar për vrasje në vitin 2010

Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë ka arrestuar 5 persona, shtetas shqiptarë nga komuna e Pejës dhe Klinës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e rëndë të 13.05.2010, ku persona të panjohur kishte shtënë nga një veturë në lëvizje në një veturë tjerë, ku si pasojë kishte vdekur një person.

Njësitet përkatëse janë në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar, identiteti i të cilit për hetuesit është i njohur.

“Më datën 26.10.2011 rreth orës 08:00 është realizuar një plan operacional i koordinuar mirë në gjashtë lokacione të ndryshme në komunën e Pejës dhe të Klinës, nga Njësiti i Hetimeve Rajonale të përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ,dhe bazuar në Urdhëresat e Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Pejë janë arrestuar 5 persona, shtetas kosovar të nacionalitetit shqiptar nga komunat e Pejës dhe Klinës,të moshave vjeç 35,25,24,23,dhe 21”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit Publikë të Qarkut të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor.


Rasti do të procedohet nga hetuesit Rajonal të Skuadrës për Krime Serioze të DRP Pejë. /Telegrafi/