LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë e një plaku serb në veri

Vdekje e dyshimtë e një plaku serb në veri

Zyrtarë të policisë rajonale në Mitrovicë, kanë raportuar për një vdekje të dyshimtë të një 85-vjeçar mashkull serb në rrugën “Oslobogjenja”, në pjesën veriore të qytetit.

Në raportin e policisë, thuhet se viktima mashkull serb 85 vjeçar (në banesën e tij) është gjetur, me 25 tetor, rreth orës 17:40, pa shenja jete nga një dëshmitar mashkull serb.

Trupi i pajetë i viktimës (nga vendi i ngjarjes) është dërguar për obduksion, kurse rasti është nën hetime, transmetojnë mediat.

Policia po ashtu ka raportuar edhe për një rast karakteristik të vjedhjes në rrugën “Ismajl Loshi”, në pjesën jugore të Mitrovicës. Në raport thuhet se të martën, rreth 16:15, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer shtëpinë dhe i kanë vjedhur një revole të tipit 15 të cilën e mbante pa leje, në vlerë prej 1.000 euro dhe stoli ari në vlerë 200 euro.


Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj Shqiptarë, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima, gjegjësisht tani i dyshuari mashkull Shqiptar revolen e vjedhur e ka mbajtur në posedim pa leje. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/