LAJMI I FUNDIT:

Përrenjas, humb jetën 39 vjeçari

Përrenjas, humb jetën 39 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në vendin e quajtur Fushë-Rrajcë.

Në aksident u përfshinë një kamion me targa të Korçës që drejtohej nga Dritan Dine, 35 vjeç dhe automjeti tjetër me targa gjermane që drejtohej nga shtetasi Gjergji Kanani, 39 vjeç, nga Elbasani. Nga përplasja e fortë e mjeteve humbi jetën drejtuesi i autoveturës Gjergji Kanani.

Policia e Elbasanit shoqëroi drejtuesin e kamionit Dritan Dine dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. /Telegrafi/