LAJMI I FUNDIT:

Durrës: Gjendet i pajetë një turist francez

Durrës: Gjendet i pajetë një turist francez

Një turist francez 81vjeçar u gjend i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kroçera "Arion" ankorohej në portin detar të Durrësit.

Ekspertiza mjeko-ligjore tha se "Blat Sipolit, 81 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e një infarkti kardiak".

Kroçera "Arion" në të cilën ai udhëtonte për motive turistike, po ankorohej sipas itinerarit të paracaktuar në portin më të madh të vendit tonë, kur drejtuesit e anijes kërkuan ndihmë pranë autoriteteve portuale.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/