LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për mashtrim

Arrestohet i dyshuari për mashtrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka arrestuar të martën në Prishtinë Ilir R. (1982), me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit sipas Kodit Penal të Kosovës

Ditë më herët policia kishte pranuar informata për një rast të mashtrimit në Prishtinë. Pas konsultimeve me prokurorinë në Prishtinë është iniciuar procedura hetimore që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit Ilir R.

I dyshuari me anë të paraqitjes së rreme si punëtor i një firme ndërtimore kinse ka kontraktuar punë në një shkollë të mesme në Podujevë dhe të një spitali në Ferizaj, ka marrë material të përpunuar nga druri nga një firmë të Vushtrrisë dhe ka dëmtuar të njëjtën në vlerë rreth 21.000 euro.

Personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. /Telegrafi/